Në bashkëpunim me Nona Festival, zhvilluam një aktivitet plot ngjyra, energji dhe mësim me nxënësit e shkollës “Liri Gero” në qytetin e Fierit. 

You are here

Në bashkëpunim me Nona Festival, zhvilluam një aktivitet plot ngjyra, energji dhe mësim me nxënësit e shkollës “Liri Gero” në qytetin e Fierit. 

Fëmijët mësuan për rregullat e qarkullimit rrugor, rëndësinë e kujdesit në rrugë dhe respektimit të shenjave rrugore, ndërsa përmes lojërave, pyetjeve dhe demonstrimeve argëtuese sollën buzëqeshje, gëzim dhe ndërgjegjësim për të gjithë pjesëmarrësit.

Ky aktivitet tregoi edhe një herë se kur arti, edukimi dhe bashkëpunimi bashkohen, lindin ndryshime të vërteta në komunitet – me fëmijë të lumtur, të sigurt dhe plot dashuri për rregullin e jetën.