Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, DPSHTRR mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Tiranë

Data e lajmit: 08 Jun 2026

Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, DPSHTRR mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Tiranë pranë Piramidës së Tiranës, duke mbështetur nismat për një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm.

Përmes bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit të përbashkët, vijojmë të kontribuojmë në promovimin e mobilitetit të qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.