Nga 145 të Riregjistruar në 3 Muaj Vetëm 8 individë Kanë Rifituar Leje Drejtimin

You are here

Nga 145 të riregjistruar, në 3 muaj, referuar nga policia pas humbjes së të gjithë pikëve të leje drejtimit, vetëm 8 individë kanë rifituar leje drejtimin.

Sot vetëm 3 kalues në testin e rimarrjes së leje drejtimit, në seancën e 8-të që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në autoshkollë, nga 18 kandidatë për këtë seancë, ku u paraqitën në sallë vetëm 6 veta.

S’ka shpëtim përveç riedukimit për ata që ne i konsiderojmë kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rezikojnë ata dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë! Koka bën, koka pëson.

Konkluzioni: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin e normave të sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës.

Mëso në programin e normave të sjelljes dhe ushtrohu me simulim online të testit të normave të sjelljes, në web:

https://lejedrejtimi.dpshtrr.al/test-category/5

Ose në aplikacion mobile, Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=al.dpshtrr.lejedrejtimi&hl=it/

Vlerëso përgjegjësinë e leje drejtimit duke zbatuar kodin rrugor.

Të udhëtojmë të sigurt.  Libërthi i Shoferit: https://lejedrejtimi.dpshtrr.al/assets/images/liberth.pdf...


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”