Nga data 14 Prill, DPSHTRR rifillon të gjitha shërbimet në sportel

Data e lajmit: 13 Apr 2020

NJOFTIM

Nga data 14 Prill, DPSHTRR rifillon të gjitha shërbimet në sportel! 

Në DRSHTRR Tiranë dhe Durrës, shërbimet DUHET të rezervohen online!
https://www.dpshtrr.al/info…/rezervo-online-takimin-sherbime

Orari: E Hënë-e Premte, 08:00-16:00!

VINI RE‼️
Për shërbimet e lejedrejtimit dhe pagesën e taksave, në Tiranë duhet të drejtoheni te zyrat e NSHARAK! Ndërsa DRSHTRR Tiranë-Kashar, mirëpret të gjithë të interesuarit për shërbimet e mjeteve!
Për shërbimet e lejedrejtimit, do ofrohen: rinovimet e lejedrejtimeve për qytetarët që iu ka përfunduar afati i vlefshmërisë para 13 Marsit, lejedrejtimet e përkohshme, lejedrejtimet ndërkombëtare dhe konvertimet e lejedrejtimeve, testimet teorike të kandidatëve që kanë përfunduar ciklin e teorisë së lejedrejtimit deri në 13 Mars 2020, ndërsa regiistrimet për kandidatët e rinj do të njoftohen në një moment të dytë!

Për çdo informacion, na kontaktoni:
www.dpshtrr.gov.al