Nga Vjena në Lubjanë, Slloveni, e këtë rradhë jo për të kaluarën, trashëgiminë kulturore automotive, por për të ardhmen - “Strategjia Kombëtare e Sigurisë Rrugore”.

You are here

DPSHTRR udhëton sërish! 

Nga Vjena në Lubjanë, Slloveni, e këtë rradhë jo për të kaluarën, trashëgiminë kulturore automotive, por për të ardhmen - “Strategjia Kombëtare e Sigurisë Rrugore”.

 Një vizitë studimore 3 ditore intensive me një fokus të vetëm, i cili është përfitimi i njohurive me qëllim implementimin e procesit të përmirësimit të sigurisë rrugore në rang kombëtar në Shqipëri!

Jo pa qëllim u zgjodh Lubjana, si një shtet me nivel të zhvillimit socio-ekonomik të krahasueshëm me Shqipërinë, por që ka arritur të bëjë një progres të dukshëm sa i përket Sigurisë Rrugore duke e implementuar atë në të gjithë sistemin e vendit dhe me rezultate pozitive. 

 Përgjatë dy ditëve të para të vizitës, përfaqësuesit e DPSHTRR-së, kanë patur mundësinë të informohen mbi bazën ligjore, politikat e sigurisë rrugore, menaxhimin e sigurisë të infrastrukturës rrugore, trendin e sigurisë rrugore në Slloveni, fushatat ndërgjegjësuese, standartet e sigurisë së mjeteve dhe gjithçka tjetër mbi Sigurinë Rrugore pranë institucioneve si Ministria e Infrastrukturës, Agjencia e Infrastrukturës dhe Agjencia e Sigurisë në Trafik.

 Projekti i “Sigurisë Rrugore” është më tepër se një angazhim, është misioni dhe premtimi për brezat e ardhshëm që ata të kenë mundësinë të jetojnë në një komunitet që ofron siguri!

 Për Shqipërinë e “Rrugëve të Sigurta”!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga