Nisi puna për ndërhyrjen rikualifikuese të DRSHTRR Gjirokastër

You are here

 

Ka nisur puna për ndërhyrjen rikualifikuese edhe në DRSHTRR Gjirokastër! Do të kemi kushte shumë më të mira për rajonalen ku qytetarët kryejnë mbi 45 mijë shërbime në vit!

Ndërhyrja konsiston në:

1. Përmirësimin e kushteve të ambienteve të brendshme të dy godinave administrative (total 380m2).

• Punime hidroizolimi, kullim i ujërave të tarracave.

• Punime suvatimi, patinimi, lyerje.

• Zëvendësim dyer dhe dritare.

• Ambiente sanitare të reja.

2. Ndërhyrje në fasadat e objekteve, unifikimin e brandim, sinjalistikë dhe ndriçim.

3. Sistemim i sheshit të jashtëm (460m2).

• Asfaltim i ri.

• Riorganizim parkimi.

• Sipërfaqe pushimi/pritje/lulishte.

• Disiplinim i ujërave sipërfaqësore.

4. Poligon i ri për testin e parkimit (350m2).

Financimi nga DPSHTRR, falë mirëadministrimit 2019-2020! #DPSHTRR #MIE #Rilindje #ShihDheShkruaj #ShërbimePublike #ShqipëriaQëDuam #PunëPaNdalim #VëmendjaTeQytetarët