Një kënd i ri statik për Sigurinë Rrugore në shkollën “Harry T. Fultz”!

Data e lajmit: 07 Jan 2022

   

Në 100-vjetorin e themelimit të shkollës teknike “Harry T. Fultz” (sot Instituti HTF), Maj 2022, kemi projektuar një bashkëpunim kuptimplotë! Jetëzimin e një Këndi tjetër statik të Sigurisë Rrugore, pas atij të Vlorës, këtë herë në Tiranë! Një mundësi më shumë për aktivitete edukative mbi sigurinë rrugore dhe simulimin real të rregullave të qarkullimit rrugor brenda kampusit!

Edukimi rrugor duhet të nisë që në fëmijëri për të garantuar rrugë më të sigurta, përdorues rruge më të vetëdijshëm dhe drejtues më të përgjegjshëm mjetesh në të ardhmen. 

DPSHTRR mbështet UN Road Safety, FIA Foundation dhe UNRSC, ACA për qytete më të sigurta dhe më të jetueshme. 

Më shumë informacion: www.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #MIE #SiguriaRrugore #StreetsForLife #SaveLivesSlowDown #RoadSafety #AutomotorizimiShqiptar