Njoftim i rëndësishëm për ritestimin teknik të mjeteve!

You are here

Njoftim i rëndësishëm për ritestimin teknik të mjeteve!

Me qëllim rritjen e cilësisë dhe transparencës së shërbimeve, DPSHTRR informon se ritestimi i mjeteve që kanë rezultuar me mangësi do të kryhet në të njëjtën Qendër të Kontrollit Teknik (QKT) ku është zhvilluar kontrolli fillestar dhe janë përcaktuar detyrimet për riparim.

Kjo procedurë siguron:

Verifikim të drejtë dhe të plotë pas riparimeve.

Ndjekje të saktë dhe të dokumentuar të procesit teknik.

Shmangie të lëvizjeve të panevojshme dhe kostove shtesë.

Gjurmim të qartë të historikut teknik të mjetit.

Për qytetarët, procesi mbetet i thjeshtë:

Kthejeni mjetin në të njëjtën QKT ku është testuar fillimisht.

Kjo masë kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e transparencës, cilësisë së kontrollit teknik dhe sigurisë rrugore në të gjithë vendin.

Për më shumë informacion:

www.dpshtrr.al

+355 68 801 5833


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”