Njoftim mbi Qendrat e Kontrollit Teknik

You are here

 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor  njofton se ditën e shtunë, datë  9 Korrik, Qendra e Kontrollit Teknik Tirana 1 dhe Tirana 2 do të ofrojnë shërbim gjatë orarit 08:00-13:00, ndërsa të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik  të tjera në drejtoritë rajonale nuk do të ofrojnë shërbim.

Ditën e hënë, më datë 11 Korrik, Qendra e Kontrollit Teknik  Tirana 1 dhe Tirana 2, nuk do të ofrojnë shërbim, ndërsa në të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik të tjera në Drejtoritë Rajonale do të ofrohet shërbim gjatë orarit  08:00-16:00.

Të gjitha mjetet që kanë rezervuar për datën 11.07.2022 në Qendrat e Kontrollit Teknik Tiranë, mund të paraqiten për ta kryer kontrollin teknik çdo ditë nga data 09.07.2022 deri më 16.07.2022 në Qendrat e Kontrollit Teknik  Tirana 1 dhe Tirana 2,  me përjashtim të datave 10.07-11.07.2022, të cilat do të jenë ditë pushimi.

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga