NJOFTIM MBI QENDRËN E KONTROLLIT TEKNIK KORÇË!

You are here

Të nderuar qytetarë, për shkak të kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e Qendrës së Kontrollit Teknik në qytetin e Korçës, shërbimi do të pezullohet për datat 7-11 Prill 2022.

Ditën e martë, më 12 Prill, shërbimi do vijojë normalisht! Qytetarët të cilët nuk do kryejnë kontrollin teknik të mjetit në datat 7-11 Prill, dhe tejkalojnë afatin, mund të paraqiten ditën e martë më datë 12 Prill, dhe sistemi nuk do të gjenerojë gjobë për vonesën e shkaktuar.

Për çdo paqartësi, ju ftojmë të telefononi në numrin: +355688015833.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

Tags: