Njoftim nga Ambasada e Shqipërisë në Bullgari për drejtuesit e kamionëve

You are here

Ministria bullgare e Shëndetësisë ka vendosur masa parandaluese edhe për drejtuesit e kamionëve, të cilët kanë 24 orë kohë për të kaluar nëpërmjet territorit bullgar. Në rastin e mosrespektimit të afatit të pëcaktuar, drejtuesit e kamionëve duhet të vendosen në karantinë të detyrueshme 14 ditore. Ndaj drejtuesve, që nuk respektojnë rregullat e karantinës do të merren masa ndëshkuese.

Drejtuesit shqiptar të kamionëve, të cilët do të kalojnë në territorin bullgar duhet të respektojnë afatin prej 24 orësh për të dalë nga Bullgaria, pasi në të kundërt do t'i nënshtrohen karantinës së detyrueshme 14 ditore. Në rastet e nevojës për asistencë, lutemi qytetarëve shqiptarë të kontaktojnë në numrin e emergjencës së Përfaqësisë +359 894 311 493 ose në adresën e e-mail embassy.sofia@mfa.gov.al.

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga