NJOFTIM PËR SUBJEKTET QË USHTROJNË VEPRIMTARINË NË FUSHËN E AUTORIPARIMEVE DHE TRANPORTIN RRUGOR

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtarinë në fushën e autoriparimeve, të marrin masat e nevojshme për pajisjen me kriteret teknike, administrative dhe juridike pasi ushtrimi i veprimtarisë së tyre në kundërshtim të dispozitave ligjore  të nenit 37 të ligjit nr.9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, do të ndëshkohet me masa administrative dhe do të vijohet deri në pezullimin apo mbylljen e veprimtarisë nisur nga rëndësia e shkeljes ligjore.
Për eleminimin e konkurrencës së pandershme dhe të informalitetit, si edhe për garantimin që këto subjekte të ofrojnë një shërbim të kualifikuar dhe profesional, DPSHTRR do të ushtrojë kontrollet mbi subjektet që ushtrojnë veprimtarinë në fushën e autoriparimeve. 
Gjithashtu, njoftohen të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në transportin rrugor në përputhje me parashikimet e bëra në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” dhe ligjin Nr.8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, akteve ligjore dhe nënligjore të dala në zbatim të tyre, të marrin masa për pajisjen me autorizimet, lejet, licencat, certifikatat apo dëshmitë përkatëse që parashikon ligji pasi në mungesë të tyre do të ndëshkohen me masa administrative sipas parashikimeve ligjore.

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”