Nxënësit e shkollës ''Eftali Koçi'' u shndërruan në kampionë të sigurisë rrugore!

You are here

Nxënësit e shkollës ''Eftali Koçi'' u shndërruan në kampionë të sigurisë rrugore!

Me shumë entuziazëm dhe vëmendje, fëmijët morën pjesë në një orë edukative ndryshe, ku mësuan si rregullat e qarkullimit ndihmojnë që çdo udhëtim të jetë i sigurt.

Nga biçikletat, tek semaforët dhe rripat e sigurimit, çdo shembull u shoqërua me pyetje e demonstrime praktike që i ndihmuan vogëlushët të mësojnë duke u argëtuar.

Kujdesi në rrugë nis me edukimin që në fëmijëri!