Panairi "Automotive Fair Albania"!

You are here

Edicioni i parë i panairit të industrisë automotive në Shqipëri vjen këtë verë, për publikun e vendit dhe rajonit. Në ambjentet e Expocity në Tiranë përgjatë datave 17-19 Qershor 2022, do të zhvillohet Automotive Fair Albania, organizuar nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. 

Ky panair do të jetë një vitrinë rajonale për sipërmarrjet më novatore në trojet shqipfolëse, dhe një urë ndërlidhëse midis të gjithë operatorëve dhe aktorëve të industrisë së automobilizimit, duke ofruar mundësi të reja investimi në industrinë e automobilizmit, promovimi dhe njohje. Ndërkohë aktivitetet e fundjavës do të sjellin dimensione të tjera të pasionit për automotorizimin, teknologjinë dhe modernitetin, për mjetet me vlera historike dhe tema të ndjeshme si siguria rrugore dhe mjedisi. 

Ky panair do të zhvillohet në kuadër të rritjes së investimeve të huaja në industrinë e automobilizmit, krahas identifikimit të fushave të novacionit do të mundësohet dhe lidhja e praktikantëve dhe profesionistëve të rinj me subjeket pjesëmarrëse. Rrjeti i operatorëve vendas e rajonalë, do të prezantojë produkte dhe shërbime të ofruara, ndërsa prezenca e ekspertëve ndërkombëtarë do të jetë një mundësi unike për shkëmbim përvojash, shikueshmëri, bashkëpunime të reja, si dhe një eksperiencë ndërkombëtarizimi që vjen në momentin e duhur. 

Ndërsa dëgjesat dhe diskutimet do t'i kushtojnë vëmendje të veçantë mjeteve elektrike, zhvillimit të qëndrueshëm, dixhitalizimit të bizneseve, Sigurisë Rrugore dhe ndërgjegjësimit; në hapësira të veçanta të Expocity, panairi do të animohet nga aktivitete motorsporti, car meeting, ekspozim i mjeteve Retro me muzikë dhe argëtim. 

Qëndrojmë në pritje të Panairit të Vitit – Automotive Fair Albania 2022!

Tags: