Pas finalizimit të projektit të zbatimit, kanë nisur punimet e para për nivelimin e sheshit të Auto Moto Park Elbasan. Një fazë themelore, që na kujton se çdo hap ka rëndësinë e tij në rrugëtimin drejt vizionit tonë.
Gjithashtu, jemi në hapat e parë të ndërtimit të Qendrës Multifunksionale të Automotorizimit në Elbasan, e dyta pas asaj në Fushë-Prezë.
Kjo qendër e re do të ofrojë mbi 245,000 shërbime në vit, duke iu shërbyer 105,000 drejtuesve të mjeteve dhe 70,000 mjeteve aktive në 6 bashkitë e qarkut Elbasan.
Me këtë projekt, çdo shërbim do të jetë më cilësor, më i shpejtë dhe në përputhje me standardet më të larta evropiane.
Bashkia Elbasan dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit po ecin me ritme të shpejta me infrastrukturën përreth, gjithashtu në funksion të Auto Moto Park. Rruga “Gjergj Arianiti” , një aks i rëndësishëm që lidh lagjen “Emin Matraxhiu” me Menglin, Koridorin VIII dhe urën e Byshekut të cilën shumë shpejt presim të nisë, duke lehtësuar ndjeshëm trafikun.
Me trotuare, ndriçim, korsi biçikletash dhe një pamje magjepsëse përgjatë Shkumbinit duke u shndërruar në një shëtitore fantastike për të gjithë qytetarët.
AMP, ky investim strategjik do të sjellë:
Cirkuiti i parë shqiptar sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK.
Muzeun Retro & DRSHTRR Elbasan.
Kontrollin fizik dhe teknik të mjeteve.
Infrastrukturë moderne për shërbime më të shpejta dhe më cilësore.
Një projekt që transformon infrastrukturën automobilistike të Shqipërisë!