Përmirësime infrastrukturore në DRSHTRR Tiranë

Data e lajmit: 21 Jun 2021

Automotorizimi në Shqipëri është një shërbim përherë në rritje dhe ndaj për këtë arsye nuk ndalet edhe puna për përmirësime në infrastrukturën e ambienteve, rritje të ergonomisë së proçeseve dhe të funksionalitetit të godinave të drejtorive rajonale.

Ndërsa mbyllet java e shërbimeve për qytetarët, personeli i DRSHTRR Tiranë nisë punën, për të minimizuar shqetësimet ndaj personelit dhe gjatë fluksit javor.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë, po punon për zgjerimin e klasave të testimit teorik për lejedrejtimi, rritje kalaciteti duke ulur oraret e pritjes dhe duke ruajtur distanca në kuadrin e pandemisë (instalime të reja elektrike, klimatizim i ri, rrjete dhe informatizim). Gjithashtu zyrë të re pēr sektorin e mbingarkuar të financës duke liruar vend edhe për zgjerim volumi për materialet e arkivave.

#DPSHTRR #MIE #AutomotorizimiShqiptar