Planifikoni të importoni një mjet? Kujdesuni që të verifikoni kategorinë mjedisore përpara se ta blini!

Data e lajmit: 27 Nov 2025

Planifikoni të importoni një mjet? Kujdesuni që të verifikoni kategorinë mjedisore përpara se ta blini!

DPSHTRR përmes shërbimit online "Verifikimi i Kategorisë Mjedisore të Mjetit" e bën këtë proces më të lehtë për ju. Plotësoni formularin online dhe brenda pak kohe do të merrni përgjigjen nga ekipi ynë i specializuar.

Kujdes me kriteret për import:

•⁠ ⁠⁠EURO 5 e sipër për autovetura të reja (0 km), të paregjistruara më parë në asnjë shtet.

•⁠ ⁠⁠EURO 4 e sipër për autovetura të përdorura, regjistruar më parë në një shtet tjetër.

Një klikim i vetëm që ju kursen kohë dhe garanton se mjeti përmbush standardet e importit në Shqipëri.