Platforma eTransport vlerësohet nga CCIT Awards 2023 si "Aplikacioni i Vitit"

You are here

Puna e pandalur e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor vlerësohet me një tjetër çmim!

Në mbrëmjen gala të CCIT Awards 2023 të mbajtur me 25 Janar 2023, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë me qëllim kurorëzimin e sipërmarrjeve më të suksesshme në fusha të ndryshme të të gjithë trevave ku flitet shqip, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u vlerësua me çmimin “Aplikacioni i Vitit” për platformën eTransport.

Platforma eTransport nis një epokë të re të digjitalizimit dhe menaxhimit të Transportit Ndërqytetës. Koncept-Ideja mbi zhvillim e platformës eTransport erdhi si rezultat i statistikave mbi fluksin e pasegjerëve sipas mënyrave të ndryshme të transportit, ku rezultoi se  transporti rrugor ndërqytetës përbën 93% të fluksit të udhëtarëve.

Synimi është përmirësimi rrënjësor i eksperiencës së udhëtimit për udhëtarët vendas apo të huaj drejt destinacioneve të tyre të preferuara të Shqipërisë turistike, i cili pritet të finalizohet përgjatë vitit 2023!

Falë vizionit të ri për riorganizimin e sektorit të transportit ndërqytetës, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, po implementojnë për herë të parë platformën elektronike eTransport, si një platformë bashkëveprimi midis udhëtarit, shoqërive të transportit, agjencive të transportit dhe terminaleve e stacioneve të tranzitit.

Çmimi për eTransport, motivon për të vijuar më tej me revolucionin digjital drejt përmirësimit të shërbimeve për qytetarët!

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”