Po ndërtojmë më shumë se një godinë-po krijojmë një hapësirë për qytetarët dhe qytetin!

You are here

 

Po merr formë selia e re e DPSHTRR, një hap i madh drejt shërbimeve publike më moderne, transparente e pranë qytetarit.

Sot, nga vizita në terren për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve. Një projekt që po avancon me kujdes e përkushtim, sepse në qendër të çdo detaji janë qytetarët dhe përmirësimi i përditshmërisë së tyre.

450 mholl i hapur – zonë multifunksionale për aktivitete edukative, komunitare dhe sociale;

6,105 msipërfaqe ndërtimi, me kushte moderne pune dhe dy kate parkim nëntokësor;

Arkitekturë moderne, hapësira funksionale, të ndriçuara natyralisht, me një atrium të gjelbëruar e sistem ajrimi klimatik, duke i dhënë frymë inovative gjurmëlënëse identitetit urban të kryeqytetit.

Panele fotovoltaike – duke siguruar energji të pastër, kursim, dhe një ndërtesë miqësore me mjedisin.

Kjo nuk është thjesht një ndërtesë – është një model i ri i shërbimit publik: dinjitoz, efikas, njerëzor dhe i qëndrueshëm!

Modernizimi i shërbimeve nis nga vizioni: një institucion më pranë qytetarit, që mendon edhe për të ardhmen e qytetit tonë.