Pranë stafit, në funksion të përmirësimit të shërbimit

You are here

Pranë stafit, në funksion të përmirësimit të shërbimit

Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR zhvilloi një vizitë pune në Drejtorinë Rajonale Elbasan, ku u njoh nga afër me kushtet e punës, ecurinë e proceseve dhe organizimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Bashkëbisedimi i drejtpërdrejtë me stafin u fokusua në evidentimin e nevojave konkrete, shkëmbimin e ideve dhe përcaktimin e hapave të mëtejshëm për rritjen e eficiencës, standardizimin e proceseve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit.

Vizitat në terren mbeten pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të DPSHTRR për forcimin e performancës institucionale, përmirësimin e klimës së punës dhe ofrimin e shërbimeve gjithnjë e më të shpejta, cilësore dhe transparente për qytetarët.