Pranvera n’RETRO po vjen

Data e lajmit: 11 Mar 2022

Pranvera n’RETRO po vjen!   

Pranvera n’RETRO ka kënaqësinë t’ju mirëpresë Ditën e Verës, 14 Mars 2022, në Tiranë! 

Në sheshin “Skënderbej” disa nga mjetet historike më të spikatura të koleksionit shqiptar do ju mirëpresin si himn i pranverës e ditëve me diell.

Sigurisht nuk do të mungojë Punishtja e Targave Suvenir, për të gjithë ata që dëshirojnë të personalizojnë targën me dedikime të veçanta! Fondet nga shitja e targave suvenir do të shkojnë si ndihma vullnetare për Ukrainën! 

Falenderojmë Bashkinë e Tiranës për ftesën dhe bashkëpunimin!

Ju mirëpresim për të gëzuar së bashku!