Programi I përgatitjes së detyrueshme në autoshkollë për Kategorinë B të lejes së drejtimit

You are here

A e dini se përgatitja e detyrueshme në autoshkollë për Kategorinë B të lejes së drejtimit ka:

  • 36 orë përgatitje teorike
  • 25 seanca praktike + 6 orë ushtrim i detyrueshëm ku:   
  1. 2 orë lëvizje në kushte të natës, në rrugë urbane të ngushta dhe të gjera, ku ka mjete të parkuara anash ose jo, në kryqëzime të rregulluara me sinjale vertikale dhe impiante semaforike;
  2. 2 orë lëvizje në rrugë urbane ose në rrugë interurbane dytësore, duke shfrytëzuar mjetin në regjime të ndryshme të punës së motorit, në regjimin e momentit përdredhës maksimal dhe duke shfrytëzuar konsumin minimal të karburantit;
  3. 2 orë lëvizje në autostradë ose rrugë interurbane kryesore apo dytësore duke e kaluar shpejtësinë 50 km/orë, duke përdorur 5 marshe dhe marshin më të përshtatshëm të shpejtësisë gjatë lëvizjes.

Secila seancë e ushtrimit të praktikës nuk duhet të jetë më pak se 40 minuta

Mos lejoni që autoshkolla juaj t'ju realizojë më pak seanca në kohë më të shkurtër nga sa parashikon ligji! Mos u bëni palë në spekullim, në kurriz të kryerjes së kursit të plotë! Mos gënjeni veten nëse ju ofrohen tarifa të ulëta në shkëmbim të seancave mangut, mos bëni pazar me dijen që ju mbron jetën! Mos u bëni bashkautorë në evazion fiskal, konkurrencë të pandershme e fiktivitet kursi!

Në rast konstatimi të padrejtësive ndaj jush apo tjerëve, na kontaktoni në dpshtrr@dpshtrr.gov.al.

Konsultohuni me tabelën e numrit të temave dhe kohëzgjatja për përgatitjen teorike dhe praktike për secilën kategori leje drejtimi. https://www.dpshtrr.al/.../pajisja-here-te-pare-me-leje...

Për çdo pyetje apo paqartësi, na kontaktoni:

0688015833 ose dpshtrr@dpshtrr.gov.al


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”