Projekt-Ideja e Terminalit Publik të Transportit të Udhëtarëve për Qarkun Shkodër

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në vijim të zotimit të saj për tu angazhuar në financimin dhe bashkëadministrimin e 4 Terminaleve pilot të Transportit të Ushëtarëve, ka avancuar në zhvillimin e Projekt-Idesë për Terminalin Publik të Shkodrës.

Viti 2023 do të shënjojë një kthesë të fortë në ofrimin e transportit publik ku:

  • Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor përmes fondeve nga vetëfinancimi është në hapat e fundit drejt implementimit të Platformës Kombëtare eTransport në rrjetin e linjave ndërqytetëse.
  • Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka angazhuar të gjithë strukturat dhe fondet e saj në hartimin e Projekt-Ideve për 4 Terminalet Pilot të Transportit të Udhëtarëve të cilat janë në fazë të përparuar.
  • Angazhimi dhe suporti mes Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Financave e Ekonomisë dhe Bashkisë Shkodër është maksimal për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët e çdo qarku dhe turistët.

Video ilustruese është një prezantim në render i Projekt-Idesë së strukturës së Terminalit Publik të Shkodrës.

Për çdo zhvillim të mëtejshëm mbi avancimin e Projekteve do t'ju përditësojmë në platformat tona sociale.

Video: 

Projekt-Ideja e Terminalit Publik të Transportit të Udhëtarëve për Qarkun Shkodër