Raporti i Kontrollit Teknik: Janar - Korrik 2022

You are here

Në këtë 7-mujor në Qendrat e Kontrollit Teknik janë paraqitur për testim 205,355 mjete, nga të cilat:
Automjete (4+1/8+1) 83.5%
Kamion 9.1%
Motomjete 4.7%
Autobus 1.4%
Rimorkio 1.1%
Mjete ndërtim/punë toke 0.2%
61,993 (30.2% e totalit te mjeteve) janë ngelur/refuzuar, për problematika si: mangësi vizuale e funksionale, sistemi i frenimit, sistemi i drejtimit, sistemi i shkarkimit të gazrave, etj.
Mjetet e rrezikshme për jetën e të gjithë përdoruesve të rrugës nuk e kalojnë dot më Testin e Kontrollit Teknik!
Rezervoni online orarin për kontrollin teknik të mjetit: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ofron një ndihmesë në rezervimin e kontrollit teknik në QKT-të Tiranë (NSHRAK, Fushë-Prezë), Durrës, Elbasan dhe Korçë, përmes kontaktit direkt (edhe Whatsapp) me zyrën e informacionit tonë në:
+355 68 80 15 833
Ky kontakt shërben për rastet kur nuk funksionon rezervimi përmes platformës e-Albania! 
Oraret e rezervimit për këto qendra janë:
E Hënë-E Premte:  08:00-18:00
E Shtunë (vetëm për QKT Tiranë dhe Durrës): 08:00-13:00 

Gjithashtu, ju mund të denonconi çdo anomali të mjeteve rrugore në web-in zyrtar:
www.dpshtrr.gov.al


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”