Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore për Periudhën Janar - Nëntor 2022

You are here

Janë paraqitur për testim 350,975 mjete, nga të cilat:

  • Automjete (4+1/8+1) 83.5%
  • Kamion 9.6%
  • Motomjete 4%
  • Autobusë 1.5%
  • Rimorkio 1.2%
  • Mjete ndërtimi/punime toke 0.2%

107,610 (30.7% e totalit të mjeteve) janë ngelur/refuzuar, për problematika si: mangësi vizuale e funksionale, sistem frenimi e drejtimi, gomat, sistem shkarkimi i gazrave, rrjedhje vajra, ulje e kilometrazhit, defekte, etj.

Ndalohet rreptësisht: ulja e kilometrazhit; odometri jofunksional; ndryshimi konstruktiv dhe errësimi i xhamave pa certifikim; orvatjet për rryshfete.

Një sistem i ri e-Monitorimi Interaktiv po instalohet në çdo Qendër të Kontrollit Teknik me kamera inteligjente dhe lexim e ruajtje automatike të pamjeve për mjetet e riskut dhe të listës së zezë.

Rezervoni online orarin për kontrollin teknik të mjetit në e-albania.

Denonconi çdo anomali të mjeteve rrugore në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor: www.dpshtrr.gov.al

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”