Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore për Periudhën Janar - Tetor 2022

You are here

Kujdes! Çdo javë, shërbimi i kontrollit keknik  ngel me qindra mjete të pariparuara e me mangësi teknike ose funksionale.

Raporti i kontrollit teknik të mjeteve rrugore për periudhën Janar - Tetor 2022:

Janë paraqitur për testim 317,643 mjete, nga të cilat:

  • Automjete (4+1/8+1) 83.3%
  • Kamion 9.6%
  • Motomjete 4.1%
  • Autobusë 1.6%
  • Rimorkio 1.2%
  • Mjete ndërtimi/punime toke 0.2%

 Rreth 97,545 (30.7% e totalit të mjeteve) janë ngelur/refuzuar, për problematika si: mangësi vizuale e funksionale, sistem frenimi e drejtimi, gomat, sistem shkarkimi i gazrave, rrjedhje vajra, ulje e kilometrazhit, defekte, etj.

Ndalohet rreptësisht: ulja e kilometrazhit; odometri jofunksional; ndryshimi konstruktiv dhe errësimi i xhamave pa certifikim; orvatjet për rryshfete.

Një sistem i ri e-Monitorimi Interaktiv po instalohet në çdo qender të kontrollit teknik me kamera inteligjente dhe lexim e ruajtje automatike të pamjeve për mjetet e riskut dhe të listës së zezë.

Rezervoni online orarin për kontrollin teknik të mjetit në e-albania.

Denonconi çdo anomali të mjeteve rrugore në:

www.dpshtrr.gov.al

Rrugë e qytete më të sigurta.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga