Raporti Janar-Mars 2022!

Data e lajmit: 15 Apr 2022

Të motivuar e të përkushtuar për të përmirësuar kulturën automotive e për të sjellë një frymë ndryshimi në transportin rrugor dhe përqasjen e drejtimit të mjetit, sjellim pasqyrën e rezultateve rekord të DPSHTRR-së për periudhën Janar-Mars 2022!
  • rekord shërbimesh, 43% më shumë se në vitin 2018!
  • shërbyer 1,204 qytetarë/orë gjatë periudhës Janar-Mars 2022!
  • rekord të ardhurash, +66% krahasuar me vitin 2018!
  • +75,296 shërbime risi krahasuar me vitin 2021, ose +327%!
  • +200% të ardhurat nga shërbimet risi krahasuar me vitin 2021!
Në fokusin kryesor të DPSHTRR-së është përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve ndaj qytetarëve përmes lehtësimit të procedurave, afrimit të shërbimeve më pranë qytetarëve përmes shtrirjes territoriale, ofrimit të shërbimeve risi, si edhe aplikimeve dhe shërbimeve online përmes platformës e-Albania dhe faqes zyrtare të DPSHTRR-së.