Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor!

Data e lajmit: 08 Aug 2022

Në kuadër të nismave ndërgjegjësuese dhe edukative mbi përdorimin e duhur të rrugës, DPSHTRR ka publikuar një video që ilustron realitetin lëvizim, si drejtues e përdorues mjeti, si këmbësorë e si pedalues me gabimet përkatëse. 
Mosrespektimi i semaforëve, i vijave të bardha, i korsive të pedalimit apo përdorimi i pajisjeve të ndaluara në trafik, moskujdesi për veten, për pasagjerët e për pasojat tek të tjerët, janë shqetësim i përditshëm!
Shikoni përmes shenjave të kuqe e jeshile në klip, dinamikën e përdorimit të rrugës në kryeqytet, për të kuptuar numrin e lartë të kundravajtjeve dhe aksidenteve që mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor shkakton!
Statistikat tregojnë se:
55% e aksidenteve rrugore ndodhin në zonat urbane, +15% krahasuar me mesataren e BE! 
45% e të aksidentuarve në zonat urbane janë këmbësorë, +21.5% krahasuar me mesataren e BE! 
Mobiliteti urban ndikon direkt në cilësinë dhe sigurinë e jetës, shpreh nivelin tonë të aftësisë e vetëdijes për bashkëjetesë qytetare bashkëkohore dhe shkallën tonë të zhvillimit si vend. Ndaj respektimi i rregullave të rrugës është përgjegjësi e përbashkët.

Video: 

Situata nga përditshmëria rrugore!