RETRO CHRISTMAS!

Data e lajmit: 18 Dec 2021

  

Me gëzimin e festave të fundvitit, rikthehet parada e mjeteve historike RETRO, kësaj here zbukuruar me xixëllimin pangatërrueshëm të dritave të bredhit! 

E diel pasdite, 19 dhjetor, do të festojmë së bashku me pulsimin e ndriçimit mbi mjetet historike, dhe tingujt e muzikës e motorëve!
Parada jonë do të shëtisë në rrugët e kryeqytetit shoqëruar nga babagjyshët vespistë dhe zonjat xhingël me muzikën jazz & swing e do të ndalet më pas në sheshin e ministrive, pranë pedonales deri vonë në mbrëmje.
Mezi presim të festojmë Krishtlindjet Retro me ju!