Rezervo Kontrollin Teknik Në E-Albania

Data e lajmit: 22 Jul 2022

Të nderuar qytetarë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ju bën me dije se tashmë ju mund të rezervoni Kontrollin Teknik të Mjetit Tuaj në platformën e-Albania.

Për shkak se ende po punohet për rikthimin e plotë të funksionalitetit të platformës e-Albania, konfirmimi i rezervimit të shërbimit mund të mos vijë në adresën tuaj të e-mail.

Rezervimi juaj do të jetë i vlefshëm.

Për çdo informacion, kontaktoni në: https://www.dpshtrr.al/kontakt   dhe Tel/Whatsapp: +355688015833

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ju falenderon për durimin dhe mirëkuptimin tuaj.