Rezultate rekord për shërbimet e ofruara përgjatë muajit Janar 2023!

Data e lajmit: 28 Feb 2023

Viti 2023 nis me Rezultate REKORD!

Disa nga arritjet kryesore për muajin Janar 2023 krahasuar me Janar 2018 i listojmë në vijim:

  • Numri i shërbimeve të realizuara ndaj qytetarëve është rritur me 40% krahasuar me Janar 2018, më një numër total shërbimesh të ofruara prej 214,357.
  • Vlera mesatare e arkëtuar për shërbim është ulur me 16.6% nga lehtësirat e kryera, krahasuar me Janar 2018.
  • Koha mesatare e shërbimit është ulur me 30%, duke shërbyer mesatarisht 46.6% qytetarë më shumë në orë, krahasuar me Janar 2018!
  • Numri i qytetarëve të shërbyer në orë është rritur nga 914 në 1,340 qytetarë në orë!

Rezultate të arritura falë eficencës në shërbim, lehtësimit të procedurave, investimit në sisteme, thjeshtimit, mirëmenaxhimit të radhës dhe futjes së shërbimeve risi!