Nga kontrolli i ushtruar u morën masat e mëposhtme:
- 11 Autoshkolla pezullim aktiviteti, ku:
- 8 pezullime 1-mujore;
- 2 pezullime 2-mujore;
- 1 pezullim 3-mujor aktiviteti!
- 1 propozim për heqje License Autoshkolle pranë QKB!
Kontrolli qilizëm shtrihet në çdo qark, bazuar në programin vjetor të DPSHTRR për mbikqyrjen e sektorit të përgatitjes për Leje Drejtimi.
Mangësitë kryesore të konstatuara:
- Oraret e funksionimit të autoshkollës nuk janë të afishuara;
- Rregullorja e funksionimit të autoshkollës nuk përditesohet sipas akteve ligjore dhe nënligjore;
- Tabela keqinformuese! Autoshkolla reklamon për kategori Leje Drejtimi që nuk është e licensuar si aktivitet;
- Regjistrat e teorisë dhe praktikës të pa azhurnuara rregullisht;
- Regjistri Amza i pa protokolluar pranë Drejtorisë Rajonale;
- Mungesë mbajtje regjistri praktike;
- Klasa të pa pajisura me kompjutera sipas kërkesave ligjore;
- Jashtë afatit ligjor 5 ditor për përmirësim të parregullsive të konstatuara;
- Tabelat e mjetit autoshkollë jashtë standardit të miratuar;
- Ambjenti jo i rregullt/ambienti hidrosanitar jofunksional;
- Autorizime mjeti autoshkolle dhe instruktorësh që u ka përfunduar afati. Janë në proces masa ndëshkuese për instruktorë, punonjës Autoshkolle!
DPSHTRR, në vijim edhe të angazhimit për mbrojtjen dhe standardizimin e tregut të Autoshkollave, garanton se asnjë subjekt nuk do të lejohet të operojë në shkelje apo në kundërshtim me aktet në fuqi, sanksionuar në:
- Ligjin Nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” e ndryshuar;
- VKM nr. 153, datë 07.04.2000 “Për miratimin e rregullores për zbatimin e Kodit Rrugor të RSH-së” e ndryshuar;
- Udhëzimi Nr. 9, datë 14.04.2022 “Për aktivitetin e autoshkollave”, MIE.
Qytetar, kursant:
- Mos lejo që autoshkolla t'ju realizojë më pak seanca në kohë më të shkurtër nga sa parashikon ligji!
- Mos u bëj palë në spekullim, në kurriz të kryerjes së kursit të plotë!
- Mos gënje veten nëse ju ofrohen tarifa të ulëta në shkëmbim të seancave mangut, mos bëj pazar me dijen që ju mbron jetën!
- Mos u bëj bashkautor në evazion fiskal, konkurrencë të pandershme e fiktivitet kursi! DENONCO pa hezitim çdo anomali në: https://www.dpshtrr.al/platforma-e-denoncimit
Në rast konstatimi të padrejtësive ndaj jush apo tjerëve, na kontaktoni në dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Konsultohuni me tabelën e numrit të temave dhe kohëzgjatja për përgatitjen teorike dhe praktike për secilën kategori leje drejtimi. https://www.dpshtrr.al/.../pajisja-here-te-pare-me-leje...
Për çdo pyetje apo paqartësi, na kontaktoni: 0688015833 ose dpshtrr@dpshtrr.gov.al