Rikthehet RETRO Christmas në Kryeqytet 23 Dhjetor

Data e lajmit: 21 Dec 2022

Me gëzimin e festave të fundvitit, rikthehet RETRO Christmas në kryeqytet, zbukuruar me xixëllimin e dritave të bredhit!

E premte pasdite, 23 dhjetor, do të festojmë së bashku me pulsimin vezullues mbi mjetet historike dhe tingujt e muzikës.

Festojmë anëtarësimin e RETRO në FIVA - Federata Ndërkombëtare e Mjeteve Historike, një moment historik për komunitetin e koleksionistëve shqiptarë.

Performancë speciale Krishtlindjesh nga vogëlushët e “Korit të Zërave të Bardhë”- Teatri i Operas dhe Baletit, për të vijuar deri në mbrëmje nën ritmet jazz & swing.

Në datën  23 Dhjetor, Sheshi “Bujar Lako” (sheshi i ministrive pranë pedonales)

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ju fton të jeni të pranishëm për të festuar Krishtlindjet Retro me ju!