Rikthim toke Automotorizimit Shqiptar në DRSHTRR Sarandë!

Data e lajmit: 25 Nov 2021

   

Prej vitesh një zaptues i pronës publike i bënte karshillëk shërbimit tonë dhe qytetarëve që mezi manovronin me mjetet e tyre në DRSHTRR Sarandë, duke rrëmbyer 750 m2 nga oborri i rajonales sonë, ku përvec vilës kishte filluar edhe ngritje pjergullatash me rrush! Kjo situatë e trashëguar, një sagë e shëmtuar, morri fund këtë javë, objektet pa leje u shembën dhe toka e zanun ju kthye Automotorizimit Shqiptar! U prenë dhe lidhjet abuzive ujë e energji elektrike ndërsa trualli po lirohet nga inertet! Menjëherë do nisim investimin e rikualifikimit të plotë të gjithë sheshit sëbashku me Qendrën e Kontrollit Teknik!