Rikualifikim tërësor i QKT në Sarandë!

Data e lajmit: 05 Mar 2022

   Rikualifikimi tërësor i Qendrës së Kontrollit Teknik të Drejtorisë Rajonale në Sarandë nuk mund të mos ishte pjesë e ndryshimit rrënjësor të kushteve të shërbimit e të punës së DPSHTRR! Realizimi i punës po kryhet pa e ndërprerë shërbimin e kolaudimit, me synim përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët! Fonde vetëfinancimi të arritura falë mirëadministrimit tre-vjeçar 2019-2021!

Për informacione mbi investimet në Drejtoritë Rajonale apo për çdo paqartësi, DPSHTRR fton qytetarët t’i drejtohen faqes zyrtare www.dpshtrr.gov.al