Rikualifikimi Tërësor i Ambienteve të Testimit Pranë Qendrës së Kontrollit Teknik/ Tirana 2 (NSHRAK)

You are here

Vijon puna për rikualifikimin tërësor të ambienteve të testimit pranë Qendrës së Kontrollit Teknik, Tirana 2 (NSHRAK), me synim përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin.

 Ndërhyrjet në termoizolim, sistemime, instalime të reja për monitorimin interaktiv dhe në mobilimin plotësisht të ri, janë pjesë e programit për transformimin rrënjësor të shërbimeve të transportit rrugor.

 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon qytetarët për mirëkuptimin.