Rikujtesë mbi kushtet që duhet të plotësojnë certifikatat mjekësore për drejtues mjeti

You are here

Rikujtesë mbi kushtet që duhet të plotësojnë certifikatat mjekësore për drejtues mjeti

Me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e abuzimeve me formularët mjekësorë për drejtues mjeti, DPSHTRR thekson se për rastet e regjistrimit për pajisje me leje drejtimi për herë të parë, shtesë kategorie apo rinovime, certifikatat mjekësore për drejtues mjeti duhet të jenë në përputhje të plotë me kërkesat e nenit 309 të VKM-së Nr.153, datë 07.04.2000 “Rregullorja për zbatim e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, e ndryshuar dhe Udhëzimit Nr.205, datë 07.05.2015 të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vetëm për rastet kur certifikata mjekësore nuk është e lëshuar në vendbanimin e aplikantit ku ka adresën sipas gjendjes civile (shembull: mjeku i familjes në Durrës dhe vendbanimi i regjistruar në gjendje civile në Tiranë), do të shoqërohet me kopjen e kartës së shëndetit të aplikantit (të printuar nga portali qeveritar www.e-albania.al) për të vërtetuar se mjeku i familjes në kartën e shëndetit është ai që lëshon certifikatën mjekësore (mod. IV.4) dhe e orienton aplikantin për të kryer vizitat e duhura mjekësore te mjekët specialistë përkatës (për plotësimin e certifikatës mjekësore modeli IV.5 me fotografi) apo edhe për komision mjekësor (për plotësimin e certifikatës mjekësore modeli IV.6 për raste të sëmundjeve të invaliditetit apo gjymtimeve fizike).

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”