Rikujtesë mbi ndryshimet ligjore për Leje Drejtimi!

Data e lajmit: 06 Jan 2022

Për të gjithë të interesuarit që kërkojnë të pajisen me leje drejtimi, ju rikujtojmë se pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe hyrjes në fuqi me datë 21.12.2021 të Vendimit nr. 778 datë 15.12.2021 "Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 153", datë 07.04.2000 të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e Rregullores për zbatimin e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë" e ndryshuar:

  • Afati i vlefshmërisë së testimit teorik të fituar nga 6 muaj bëhet 1 vit.
  • Afati i ritestimeve për leje drejtimi nga 5 ditë bëhet 10 ditë.