Rimarrja e Leje Drejtimit pas humbjes së pikëve - Vetëm dy kalues!

You are here

Vetëm 2 kalues në Testin e fundit të rimarrjes së Leje Drejtimit pas humbjes së pikëve, teori e praktikë, në seancën e katërt që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë. Këto prej 75 rasteve të para të referuara nga Policia e Shtetit, në dy muajt e parë që ky akt është në fuqi. 
Zgjidhja e vetme është riedukimi për ata shkelës të rëndë të rregullave të qarkullimit. Me aktet e reja në fuqi, për të rifituar të drejtën e patentës, duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i nënshtrohen sërish testit teori-praktikë!
73 personave të riregjistruar, u duhet të ndjekin nga e para mësimin në Autoshkollë për t’u ripërgatitur, dhe për t’u riparaqitur për testim, çdo herë brenda një afati 30 ditor (me vetëm 1 mundësi prove).

Konkludojmë se: 
Duhet të respektoni normat e qarkullimit rrugor! Në rast se dikush do t’i humbë të gjitha pikët, do të rikthehet në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitojë patentën vetëm, vetëm nëse nuk ka mbi 3 gabime në pyetësorin me 30 fjali si edhe nëse kalon testin e praktikës! 
Të gjitha këto përkthehen në kohë, problematika e kosto që mund të shmangen duke ndjekur sjelljen korrekte në timon e duke mos rrezikuar veten e përdoruesit e tjerë të rrugës! 
 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”