Rinovimi Automatik i CAP – Më lehtë, Më shpejt, më lirë!

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor sjell në rikujtesë impaktin e aplikimit të lehtësirave për rinovimin e CAP përmes praktikave të mëposhtme:

  • Lehtësim të procedurave të rinovimit;
  • Ulje të kostove;
  • Rinovim brenda ditës;
  • Përdorimi i të njëjtit raport mjekësor nëse ka rinovuar njëkohësisht Lejen e Drejtimit;

prej Qershorit të 2022.

Rinovimi automatik i CAP sot kushton 86% më lirë dhe merret brenda ditës.

Bazuar në statistikat e periudhës Qershor-Dhjetor 2022 nga aplikimi i lehtësirave kanë përfituar 13,857 qytetarë, drejtues mjetesh transporti që në kursim vlerash monetare përkthehen në 665,136,000 lekë të kursyera.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor i qëndron afër transportuesëve të mallrave e pasagjerëve, heronjve të heshtur të rrugës, kategorisë më të përgjegjshme dhe më të goditur nga pandemia dhe kriza e çmimeve!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”