Një lajm i mirë vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për 30,973 drejtues mjetesh të transportit rrugor (pasagjerë e mallra), të cilët janë të pajisur deri sot me CAP (Certifikatë e Aftësisë Profesionale).
Në situatën e krizës së sektorit të transportit rrugor nga pandemia e Covidit, gjithashtu pasuar edhe nga vështirësitë e krizës globale të çmimeve, por edhe në vijim të vizionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, do të thjeshtohen dhe lehtësohen, praktikat periodike të transportit rrugor.
Kështu nga e hëna, e datës. 13.6.2022, rinovimi i kartonit të CAP (Certifikatë e Aftësisë Profesionale) do të bëhet direkt në sportelet e drejtorive rajonale, pa kryer regjistrim periodik trajnimi dhe pa testim teorik.
Për vitin 2022 janë 13,703 përfitues, drejtues të mjeteve rrugore, me leje drejtimi të kategorive C1, C, C1E, CE, D1, D, D1E dhe DE.
Në zbatim të Udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Nr. 13, datë 02.06.2022 "Për një shtesë në Udhëzimin Nr. 3606/2, datë 28.10.2011, me propozimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ky format rinovimi, do t'iu i ofrohet të gjithë aplikuesve që iu skadon CA P (Certifikatë e Aftësisë Profesionale), dhe do të përfitojnë rinovim 5-vjeçar, në çdo kohë, deri në dt. 20.10.2025.
Ky shërbim do të sjellë kursim monetar dhe kohe për drejtuesit e të transportit rrugor shqiptar.