Rivlerësim Leje Drejtimi.

You are here

 Rezultatet e sesionit të rradhës ritestues për ata që kanë humbur pikët e Leje Drejtimit! 

 Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit;

 Përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë;

pas heqjes së pikëve të patentës 0, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë! 

Rezultatet e sesionit të rradhës të ritestimit: 

 Në seancën e fundit të zhvilluar, nga 32 riregjistrime, u paraqitën 20 kandidatë ku vetëm 4 prej tyre rezultuan fitues!

Rezultatet e periudhës Janar - Nëntor 2024:

 Vetëm 210 persona nga 1,626 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022 - Nëntor 2024!

 1,626 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 12.6 % prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm!

Konkluzioni: 

S’KA SHPËTIM përveç RIEDUKIMIT!

Koka bën, koka pëson! 

Angari e kosto që mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon

Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja

 MËSO Programin e Normave të Sjelljes;

 USHTROHU me Simulim Online të Testit të Normave të Sjelljes, në web: https://lejedrejtimi.dpshtrr.al

 Shkarko aplikacionin në mobile:

Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=al.dpshtrr.lejedrejtimi&hl=it/

App Store: https://apps.apple.com/.../leje-drejtimi.../id6445901254

Mbani në vëmendje: 

VLERËSO përgjegjësinë e Lejes së Drejtimit duke zbatuar Kodin Rrugor!

TË UDHËTOJMË TË SIGURT! Libërthi i Shoferit: https://www.dpshtrr.al/te-reja/botime/te-udhetojme-te-sigurt


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga