Rrëzohen Në Ritestim Humbësit e Të Gjitha Pikëve Të Leje Drejtimit

Data e lajmit: 26 Jul 2022

Në ditën e sotme pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor është paraqitur grupi i 3-të i testimit për norma sjellje, për ata shkelës të rëndë të rregullave të qarkullimit që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë.

Nga 28 persona të riregjistruar, u paraqitën vetëm 11 dhe që të 11-të u rrëzuan në testin elektronik të teorisë, çka i ridërgon ata përsëri nga e para në autoshkollë për t’u ripërgatitur, dhe për t’u riparaqitur për testim brenda një afati 30 ditor (me vetëm 1 mundësi prove).

Personat, të cilët u rrëzuan në testin e teorisë, ishin pajisur me leje drejtimi për herë të parë në vitet:  1994, 1997, 2004, 2007, 2010, 2013, 2017 (2), 2019, 2020, 2021.

Respektoni normat e qarkullimit rrugor. Humbja e të gjitha pikëve, do tu rikthejë në autoshkollë.

Rifitimi i patentës do të arrihet nga plotësimi me sukses i testit të teorisë( nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin me 30 fjali)  edhe nëse kaloni në testin e praktikës, nën monitorim të rreptë.