Rrugët më të sigurta fillojnë me zgjedhje të drejta.

You are here

Rrugët më të sigurta fillojnë me zgjedhje të drejta.

7,071 mjete janë larguar përfundimisht nga qarkullimi gjatë periudhës Janar – Tetor 2025.

Çregjistrimi përfundimtar është kryer për shkak të mosplotësimit të standardeve të sigurisë në qarkullim, mungesës së kushteve të detyrueshme teknike, si dhe amortizimit dhe konsumimit të lartë, me një moshë mesatare të flotës rreth 22 vjet.

Ky proces kontribuon në rritjen e sigurisë rrugore dhe kufizon qarkullimin e mjeteve që paraqesin rrezik për të gjithë përdoruesit e rrugës. Njëkohësisht, ai ka ndikim pozitiv në mjedis, duke reduktuar ndotjen nga mjetet e vjetra dhe të amortizuara.

Më shumë siguri në rrugë, më pak ndotje në ajër.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”