Së shpejti nis rikonstruksioni i selisë qendrore të DPSHTRR!

Data e lajmit: 31 Mar 2022

Në kuadër të rikonstruksionit të selisë qendrore të zyrave të DPSHTRR, kryem shpimet gjeologjike dhe testimet sizmike për të nxjerrë koefiçientet e projektimit per godinën e re, në zbatim të Lejes Zhvillimore nga KKT. Ndërkohë vijon detajimi i projekt-zbatimit nga studio fituese që përfaqësohet nga ark.Stefano BOERI Architetti! Ndërtesa aktuale, e dëmtuar nga tërmetet, do ta zëvendësojë një vepër gjurmëlënëse arkitektonike e një ndërtimi administrativ model që do t’i shtohet kryeqytetit, falë një investimi bashkëkohor me standarde Green, duke respektuar normat e reja të efiçiencës së energjisë, inovacion teknologjik. Është dizenjuar për të pasur gjithëpërfshirje e aksesim të publikut në hapësira edukative të dedikuara brenda hapësirës së ndërtesës së re.