SELIA E RE E DPSHTRR | Në fazën përfundimtare të punimeve

Data e lajmit: 09 Jun 2026

SELIA E RE E DPSHTRR | Në fazën përfundimtare të punimeve

Punimet për Selinë e re të DPSHTRR po hyjnë në fazën përfundimtare, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtij projekti modern dhe funksional.

Në praninë e mjeshtrit të arkitekturës, Stefano Boeri dhe SBA Teams, u zhvillua një inspektim në terren, ku u diskutuan dhe u përcaktuan detajet e fazës së fundit të punimeve.

Një projekt që do të mishërojë vizionin e ri të DPSHTRR për shërbime më moderne, efikase dhe të orientuara drejt qytetarit.