Shpallje publike për efekt njoftimi - Njoftim për shpronësim publik

You are here

SHPALLJE PUBLIKE PËR EFEKT NJOFTIMI

Njoftim për shpronësim publik

Drejtuar:       

  • Z. ARBEN SADIK  RUKA  -   Adresa: Rruga “Kajo Karafili”, Nr.98 - TIRANË                                                                                         
  • Z. BESIM HAMDI RUKA   -  Adresa: Rruga “Mihal Duri”, Nr.6 - TIRANË                                                                                         
  • Z. DASHAMIR MUHAMET RUKA   -  Adresa: Rruga “Mihal Duri”, Nr.22 - TIRANË                                                                                        
  • ZJ. DYLBERE RUKA
  • Z.  HASAN HAXHI RUKA
  • ZJ. HATIXHE RUKA
  • Z.   HAXHI SADIK RUKA   -   Adresa: Rruga “Kajo Karafili” - TIRANË                                                                                         
  • Z.   ILIRJAN EQEREM RUKA
  • ZJ. JEMINE RUKA
  • Z.   MYZEJEN RUKA
  • ZJ. NAXHIRE MUHAMET RUKA
  • Z.   NAZIM SADIK RUKA
  • Z.   NURI HAMDI RUKA
  • ZJ. SHPRESA MUHAMET RUKA
  • ZJ. FATBARDHA MUHAMET TUTAJ
  • Z.   FATMIR ALLA
  • ZJ. FATMIRA SADIK VATHI
  • ZJ. HATIME EQEREM ÇAUSHI
  • ZJ. MIMOZA MUHAMET BANUBI
  • Z.   PAQIZE XULLUKU
  • ZJ. PRANVERA EQEREM SPARTAKU
  • ZJ. SHQIPONJA MUHAMET OSMANLLIU   -   Adresa: Rruga “Ali Pashë Gucia”, nr.22 - TIRANË                                                                                         
  • ZJ. SUZANA EQEREM ANEPI
  • ZJ. YLVIE PINARI   -   Adresa: Rruga “Sulejman Delvina”, pall.4, shk,1,ap.18 - TIRANË               

                                                                          
Për dijeni:    AGJENSISË SHTETËRORE PËR SHPRONËSIMIN 
                     Adresa: Rruga “Abdi Toptani” - TIRANË

Bazuar në nenin 14, të Ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet publike dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”i ndryshuar, si dhe në nenin 6 të VKM-së nr.127, datë 23.03.2000 “Për mbajtjen dhe procedurat e paraqitjes së kërkesës dhe të njoftimit për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurive pronë private për interes publik”, Ju njoftojmë se:
⦁    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbime të Transportit Rrugor (DPSHTRR) me shkresën nr. 4224 prot, datë 02.03.2021 protokolluar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë me nr. 2277 prot, datë 03.03.2021, ka kërkuar shpronësimin e pasurisë e cila preket nga zbatimi i projektit “Ndërtimi i godinës qëndrore administrative të shërbimeve të qendërzuara të transportit rrugor shqiptar dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor”.
⦁    Ju do të shpronësoheni për pasurinë e paluajtshme, pronë private Truall, 1/10, vol.12, faqe 133, Z.K 8250, me sipërfaqe e prekur 874m2 me vlerën 26 904 342 lekë.
⦁    Vlerësimi i pasurisë tokë truall është llogaritur bazuar në VKM-në nr.89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Referuar pikës 2, të nenit 15 të Ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet publike dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik” i ndryshuar, keni të drejtë që brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga data e publikimit të kërkesës në Fletoren Zyrtare dhe në faqen zyrtare të web-it, të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe faqen zyrtare të web-it dhe ambientet e DPSHTRR-së, të paraqisni pretendimet Tuaja nëse keni, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, si dhe në Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. 

Shpallja e sipër cituar, do të ketë efekt njoftimi për palët e interesuara dhe do të qëndrojë e afishuar jo më pak se 15 (pesëmbëdhjetë ditë).

Data e publikimit: 04.05.2021

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”