Si kanë ndryshuar preferencat e shqiptarëve për markat e automjeteve nga 2020 deri në 6-mujorin e parë të 2025?

Data e lajmit: 17 Jul 2025

Si kanë ndryshuar preferencat e shqiptarëve për markat e automjeteve nga 2020 deri në 6-mujorin e parë të 2025?
 

Në 5 vitet e fundit, zgjedhjet e shqiptarëve kanë reflektuar një stabilitet në klasiket gjermane, por edhe një rritje të dukshme të markave aziatike!

Ja çfarë tregojnë të dhënat 

KRAHASIMI: 2020, 2021, 2022, 2023, 2024, 6-mujori i 2025

  • Volkswagen mban vendin e parë pa konkurrencë që nga viti 2020.
  • Mercedes-Benz vazhdon të rritet çdo vit dhe forcon pozitat në vendin e dytë.
  • Audi ka lëvizur nga vendi i 5-të në 2020 në vendin e 3-të në 2024 dhe 2025.
  • Toyota & Hyundai janë surprizat e viteve të fundit, duke lënë pas marka më tradicionale si Opel dhe Ford.

Ndërsa gjermanët dominonin totalisht tregun në 2020, aziatikët po fitojnë terren me shpejtësi. Shqiptarët po orientohen drejt markave më të reja, më efikase dhe më ekonomike.
 

Për të dhëna të detajuara dhe analiza të tjera, klikoni këtu: https://www.dpshtrr.al/sherb.../open-data-statistika-raporte