Si të marrim patentën? Ndiqni udhëzimet dhe rregullat

Data e lajmit: 25 Jul 2022

A e dini se çdo ditë në Shqipëri ndalohen nga Policia Rrugore 5.4 persona mesatarisht sepse drejtojnë mjete rrugore pa Leje Drejtimi? Rreth 974 arrestime janë realizuar vetëm për 6-mujorin janar-qershor 2022 (në 181 ditë).

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor punon që sektori i autoshkollimit të rrisë cilësinë, që procesi i marrjes së leje drejtimit të jetë transparent, i qartë e i kuptueshëm, që testimi të jetë objektiv, i drejtë e që të kthejmë besimin tek mësimi dhe të heqim fobitë e zakonet e shkuara. Ndaj ftojmë publikun të mirëinformohet.

Si të marrim patentën? Ndiqni udhëzimet dhe rregullat në  www.dpshtrr.al

Ndërkohë provoni veten: https://lejedrejtimi.dpshtrr.al/

Tashmë mund ta shkarkoni edhe si aplikacion në Play Store “Leje Drejtimi DPSHTRR”: https://play.google.com/store/apps/details...

Së shpejti edhe në App Store!