Si të ndryshoni pronësine e mjetit RETRO?

Data e lajmit: 18 Jan 2022

   

Si funksionon procedura e ndryshimit të pronësisë së një mjeti Retro?
- Azhurnohet Certifikata e Njohjes së mjetit por nuk i nënshtrohet nga e para procedurës së vlerësimit dhe klasifikimit të mjetit.
• • • Kjo certifikatë lëshohet me emrin e zotëruesit të ri, por me afatin e vlefshmërisë së mbetur!!
••• Nëse zotëruesi i ri kërkon Certifikatë Njohje me afat vlefshmërie të plotë atëherë duhet t'i nënshtrohet sërish procedurës së vlerësimit të mjetit nga Komisioni Retro, sikurse çdo mjet tjetër.
-Zotëruesi i mjetit duhet të paraqesë ID, kontratë shitje (që përpilohet dhe zyrtarizohet edhe direkt në sportel në prezencë të palëve shitës-blerës) dhe Certifikatën e Njohjes ~ në Drejtorinë Rajonale ku ka vendbanimin.
Për më shumë info:  www.retro.al